Saturday, November 23, 2024

Gjermania hyn në histori. Kampione e botës në basketboll, mposht Serbinë

Lexo

Skuadra e Gjermanisë në basketboll ka hyrë në histori, duke fituar për herë të parë Kupën e Botës. Gjermanët triumfuan në finalen e zhvilluar në Manila të Filipineve, duke fituar 83-77 kundër Serbisë.

Shkëputjen e madhe gjermanët e bënë në çerekun e tretë, të cilin e fituan 22:10. Por më pas ndeshja u hap sërish dhe u vendos në aksionet e fundit. 21 sekonda para fundit, Dennis Schroeder shënoi për 81:77. Në aksionet vijuese Serbia dështoi. Schroeder më pas realizoi dy gjuajtje të lira për 83:77, 12 sekonda para fundit. Por rezultati nuk ndryshoi më dhe kështu Gjermania fiton titullin e botës për herë të parë.

Shënuesi më i mirë me 28 pikë ishte Schröder dhe Franz Wagner me 19 pikë dhe 7 kërcime që udhëhoqën skuadrën e Herbert. Për djemtë e Pesic nuk u mjaftuan paraqitjet e shkëlqyera të një super Bogdanovic (17 pikë) dhe një stoiku si Avramovic (21 pikë).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img