Tuesday, May 14, 2024

Paul Pogba pozitiv ndaj testosteronit pas ndeshjes Udineze-Juventus. Rrezikon një dënim maksimal prej 4 vitesh skualifikim

Lexo

E para ishte ANSA më pas të gjithë mediet italiane kanë publikuar lajmin e bujshëm sipas të cilit Pol Pogba nuk ka kaluar testin e anti-doping pas ndeshjes mes Udinezes dhe Juventusit. Burime pranë grupit që ka kryer kontrollin në atë ndeshje thuhet se sasia e testosteronit në trupin e lojtarit ka qenë mbi normën e lejuar.

Testosteroni është një substancë që nuk mund të merret me një përjashtim terapeutik. Prandaj, Pogba rrezikon një dënim maksimal prej katër vitesh skualifikim. Ndërkohë do të duhet të bëhen kundër analiza për të konfirmuar pozitivitetin dhe për të kuptuar se cila mund të jetë linja mbrojtëse e francezit, kampion bote në vitin 2018.

Rasti i fundit i një polemike dopingu në Serinë A është ai i argjentinasit tek Atalanta, Hose Luis Palomino, i cili doli pozitiv për nandrolone në vitin 2022, por më pas u lirua nga Gjykata Kombëtare anti-doping.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img