Friday, May 3, 2024

Probleme me gjyqtarinë, por Erkand Qerimaj ia del. Renditet i shtati në Botërorin e Arabisë Saudite

Lexo

Erkand Qerimaj është i shtati në Kampionatin Botëror të të rriturve në Peshëngritje, kjo në peshën deri 81 kilogram. Një aktivitet i cili është duke u zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite dhe që është i vlefshëm për kualifikim për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Stilin e shkëputjes, Qerimaj e ka nisur me 153 kilogram, ndërsa është i suksesshëm. Dështon fillimisht në provën e dytë me 156 kilogram, të cilën e realizon në të dytën dhe renditet i pesti në këtë stil.

Shtytja ka nisur keq, sepse edhe për një mosmarrëveshje me gjyqtarinë, apo për ngatërrim me konkurrentin nga Kazakistani, në provën e parë me 182 kilogram nuk është ngjitur në pedanë. Më pas të dytën, edhe pse e ka ngritur, gjyqtaria ia ka konsideruar faull. Dhe vetëm në provën e tretë e realizon 182 kilogram, që e rendit në vendin e tetë në stilin e shtytjes. Një pozicion më lart se ai është Briken Calja, që me 187 kilogram, teksa ishte në Baterinë B, zuri vendin e shtatë në stilin e shtytjes. 338 kilogram në dygarësh për Qerimaj dhe vendi i shtatë, kurse Calja me 337 kilogram në dygarësh renditet i teti.

Ky ishte dhe fundi i pjesëmarrjes së peshëngritjes shqiptare në Botërorin e Riadit, që mbetet përsëri larg podiumit të medaljeve si shpesh në këto aktivitete të fundit me të rriturit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img