Tirana mban kreun, tjetër humbje për verilindorët

KUKËSI 1-2 TIRANA (Beshiraj 90+8′ / Hila 52′, Doka 82′)

Kukesi:Tafas,Lamçe,Reçi,Zhongo,Duka,Basha,Momoh,Fejzaj,Salami,Rivas,Smajli Trajner:Stavri Nica

Tirana:Lika,Doka,Lulaj,Hoxhallari,Pergjoni,Lushkja,Jonuzi,Hila,Hasani,Latifi,Kaina Trajner:Orges Shehi

Arbitra:Indrit Myrtja(Shkoder),Endrit Veseli(Fushe-Kruje),Gerald Cenolli(Korçe),Ditmir Grimci(Shkoder)

Var:Olsid Ferataj(Patos) Avar:Erind Burgu(Fushe-Kruje)

Delegat:Eraldi Shera(Shijak)

Vezhgues:Klajdi Kola(Tirane)

Tirana ka arritur një tjetër fitore përballë Kukësit në transfertë me rezultatin 1-2, sfidë e vlefshme për javën e katërt të “Abissnet Superiore”.

Pjesa e parë ishte e qetë dhe nuk prodhoi asnjë gol duke çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0.

Goli i parë dhe i sigurisë për Tiranën, u realizua nga ana e Hilës i cili ndëshkoi portierin Tafas duke kaluar në avantazh bardheblutë minutën e 50. Verilindorët kërkuan të barazonin sfidën, por në momentin më të mirë të tyre, Latidi pasoi në zonë dhe ishte Doka ai i cili shënoi dhe golin e dytë për vendasit.

Në minutën e fundit, Mario Beshiraj ngushtoi diferencat me një supergol, por Kukësi nuk kishte kohë për një aksion tjetër.

Kështu Tirana vazhdon të jetë në vendin e parë me 10 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e fundit pa asnjë pikë të grumbulluar në katër javë.

Kater humbje radhazi per Kukesin,qe ben nisjen me te keqe sezonit ne 11 vite rresht ne Superiore.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu