Sunday, December 22, 2024

Arbitroi në ndeshjet e grupeve të Champions League, ndërkombëtari Enea Jorgji, përcjell emocionet e kësaj mbrëmje historike për arbitrimin shqiptar

Lexo

Mbremja e djeshme ishte historike per arbitrimin në Shqiperi dhe padiskutim Enea Jorgji dhe ndihmesit e tij, Denis Rexha, Ridiger Çokaj dhe  Florian Lata  do ta mbajne mend gjate. Katershja e arbitrave shqiptare debutuan ne fazen e grupeve te Cempions Lige,teksa vendosen drejtesi ne Young Boys dhe Leipzig,takim qe u mbyll 1-3.

Nje paraqitje dinjitoze per Jorgjin,i cili menaxhoi shume mire nje sfide te nje niveli te larte,siç jan ndeshjet e Cempions. Pikerisht “bilbili” i Superiores ka treguar emocionet e kesaj eksperience per nje nga televizionet.

“Te them te drejten mendoj se kam bere mire. Shume vleresim i madh… ishte hera e pare,mendoj se dhame maksimumin si skuader per te bere me te mire per te perfaqësuar Shqiperine dhe arbitrimin shqiptar,te gjithe shqiptaret aty ku e meritojne.

Pati “Fair-Play”. Te gjithe e mirepriten arbitrimin tone. Kam marr plot mesazhe, plot opinione,plot kendveshtrime,90 % e tyre jan pozitive dhe mendoj se kemi  bere nje paraqitje te denje.  Kemi diskutuar shume para ndeshjes dhe vete e ndjeja se do kishim emocion shume te forte,sidomos gjate himnit,sepse ajo eshte diçka qe me te vertet te prek.

Nuk u ndjeva shume,por ndoshta ishte ajo bota ime te perqendrohem dhe me beri te qendroj larg emocioneve dhe çuditerisht emocionet i ndjeva pas ndeshjes kur u futa ne dhomen e zhveshjes.  Pastaj po filloja dhe te ndieja çfare kisha kaluar,atmosferen,ndeshja,lojtaret dhe pastaj me dhane disa te dridhura…normale besoj.

E kam bere prej vitesh dhe kjo eshte rutine e pjeses se punes. Me eshte kthyer pjese e punes dhe emocionet nuk i ndjej dhe aq kur jam ne fushe,por ne te tilla evente,emocionet i perjetova,por i perjetova pas ndeshjes”-ka theksuar Enea Jorgji.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img