Nuk kanë munguar surprizat në ndeshjet e para të fazës së grupeve në Champions League
Interi, nën-kampion i Evropës, e nisi rrugëtimin e tij në Ligën e Kampionëve 2023/2024 me një barazim: në Anoeta përfundoi 1-1 në shtëpinë e një Real Sociedad të egër. Spanjollët në avantazh në minutën e 4-të me golin e Mendez, por në minutën e 87-të Lautaro shënoi dhe shpëtoi Inzaghin nga nokauti në debutimin e tij. Zikaltërit me një pikë së bashku me baskët -2 nga Salzburgu, i cili befasoi të gjithë dhe fitojnë 2-0 në fushën e Benfica-s. Simic 15’ me penallti dhe Gloukh 51’ vendosën fatin e ndeshjes.
Napoli mposhti 2-1 Bragën në ndeshjen e parë të Grupit C dhe bashkohet me Real Madridin(madrilenët mposhtën Union Berlin me rezultatin 1-0) në krye të tabelës. Të besuarit e Garcias dominuan për sa i përket lojës dhe rasteve që në minutat e para, duke goditur dy shtylla dhe një traversë përpara se të gjenin golin në fundin e pjesës së parë falë një gjuajtjeje të bukur nga Di Lorenzo. Në pjesën e dytë ritmi ra ndjeshëm dhe në minutën e 84-të vendasit barazuan me një goditje me kokë të Bruma, por në minutën e 88-të autogoli i bujshëm i Niakaté erdhi nga një krosim i Zielinskit që vendosi rezultatin e sfidës.
Në Grupin B, Arsenali shpërthen ndaj PSV-së duke marrë një fitore të pastër 4-0. E hapi serinë e golave Saka 8’, më pas Trossard 20’, Gabriel Jesus 38’ e Odegaard 70’ plotësuan pokerin. Në sfidën tjetër të këtij grupi, atë mes Sevilla dhe Lens gjithçka është mbyllur në barazim 1-1. Spanjollët kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të me anë të Ocampos. Barazpesha u vendos në minutën e 24-ët nga Fulgini.
GRUPI A