Flamurtari-Vora 2-1
(Shënues: Denis Pjeshka 27’, Antoni Bej76’/ Prenga 88’)
Flamurtari: Teqja, Hasa, Imami, Ramadani, Deliaj, D. Pjeshka, Vucaj, Berisha, Di Stefano, De Olivera, P. Pjeshka. Trajneri: Emiliano Çela
VORA: Ruçi, Ismaili, Dalipi, Gjoni, Gaio, Meta, Tabaku, Peralta, Qardaku, Raboshta, Avdiu. Trajner: Artan Mërgjyshi
Një ndeshje e dyluftuar dhe me faza interesante u zhvillua pasditen e sotme në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës, ku skuadra vendase priti Vorën për llogari të javës së katërt të kategorisë së parë.. Një Flamurtar i traditës së futbollit shqiptar, i cili vitet e fundit po kalon momente të vështira, i cili megjithë përpjekjet e vazhdueshme nuk ka arritur të kthehet në kategorisë Superiore, aty ku ka bërë histori.
Përballë ka pasur sot një skuadër të re dhe pa shumë traditë, por realisht e mirëorganizuar gjatë viteve të fundit duke i ngjitur me radhë shkallët e kategorive, ku falë edhe një infrastrukture komode që ka krijuar për skuadrën ka shpalosur objektivin e kategorisë Superiore.
Krahas të tjerave, kjo sfidë kishte edhe përballje shkodranësh, me dy vëllezërit Pjeshka, Denisin dhe Paolon, Ramadanin, Vucajn e Zogajn te Flamurtari dhe Rraboshtën dhe Qardakun te Vora.
Vlonjatët janë të pa fat, kur në minutat e para të ndeshjes, një nga lojtarët me kyç të formacionit, shkodrani Erion Vucaj largohet nga fusha e lojës i dëmtuar. Por, një shkodran tjetër, si kapiteni Denis Pjeshka kalon në avantazh Flamurtarin më minutën e 27-të.
Miqtë nga Vora detyrohen të luajnë me një futbollist më pak që prej minutës së 45+2 pas kartonit të kuq të akorduar nga arbitri në dëm të Goios.
Gjërat bëhen më të thjeshta për vlonjatët me golin e dytë të shënuar nga Antroni Bej në minutën e 76-të. Por, një gol i shënuaar nga Prenga në nisje të pesë minutave shtëse rihap ndeshjen.
Megjithë përpjekjet e vorakëve të drejtuar nga Artan Mërgjyshi për të barazuar rezultatin, Flamurtari i teknikut Emiliano Çela ia del për të mbjtur në fuqi avantazhon 2-1 duke marrë një fitore shumë të rëndësishme që është edhe e para në këto katër javë kampionat.