Monday, April 29, 2024

(Video) Vllaznia kryeson Superligën e volejbollit meshkuj. Trajneri Kalaja dhe presidenti Leqejza, premtojnë një skuadër pretendente për titull

Lexo

Vllaznia-Studenti  3-0

(25-16, 27-25, 25-20

Vllaznia: Gledis Lloshi, Klaudio Preka, Merio Luigaj, Endri Jukni, Visar Lleshi, Gentjan Curraj, Ardit Taflaj, Fatjon Çekini, Gilman Talani, Nikolin Qafarena(C), Gersi Jula, Ditmir Rrashketa.. Trajner: Artan Kalaja, Ermal Kraja

Studenti: Elin Kamberaj, Denis Dedaj, Arjan Hotaj, Noel Shellira, Renan Da Silva, Besjan Shehi, Xhavahir Palushi, Mivan Peçi, Grigor Vasili, Plutor Jaku, Kestrin Batalli, Arsen Vjerdha, Gersian Cerina, Armando Gaxiri. Trajner: Fatmir Myrta

Gjyqtar: Endri Zguri, Eni Zenullari 

Dy ndeshje, dy fitore. Ky është bilanci i ekipit të volejbollit Vllaznia për meshkuj në dy javët e para të kampionatit. Pas fitores 3 me 1 të realizuar një javë më herët në transfertën korçare ndaj Skënderbeut vendas, ka ardhur edhe fitorja tjetër ndaj Studentit.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “ Qazim Dervishi” të Shkodrës, ishte e dominuar plotësisht nga Vllaznia, e cila duke fituar të tre setet, 25-16 të parin, 27-25 të dytin dhe 25-10 të tretin e fitoi të gjithë ndeshjen me rezultain 3 me 0.

Për trajnerin Artan Kalaja, ky është një fillim shumë premtues, pasi skuadra e drejtuar prej tij po shprehet mjaft mirë në fushën e lojës

Ndeshjen në fjalë e ka ndjekur prej së afërmi edhe presidenti i Vllaznisë në volej meshkuj, Aleksandër Leqejza, i cili pas më shumë se dy viteve në postin që mban jep prononcimin e parë të tij për median.

Bazuar në formën e mirë që skuadra kuqeblu po shfaq në këtë fillim kampionati, por edhe projektet e trajnerit Kalaja dhe presidentit Leqejza për fuqizimin e skuadrës me element cilësuar nga jashtë, janë një garanci që Vllaznia e këtij sezoni pritet të jetë pretendente për fitimin e titullit kampion.

(Video) Prononcimet e plota të trajnerit Artaan Kalaja dhe presidentit të Vllaznisë volej meshkuj, Aleksandër Leqejza, si dhe pamjet e ndeshjes, Vllaznia-Studenti, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img