Ndeshja e parë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për Tërbunin e Pukës që sivjet luan në kategorinë e dytë, sezoni 2023-2024, ishte në transfertën e Gramshit. Takimi i luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Myslym Koçi” të Gramshit, është mbyllur me rezultatin e barabartë, 1 me 1.
Të parët kanë shënuar pukjanët me anë të futbollistit Muhamed në minutën e 12-të, ndërkohë që vendasit kanë arritur të barazojnë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Referuar takimit në fjalë duhet thënë se përgjithësisht u kontrollua nga Tërbuni, i cili përpos golit të shënuar nga Mohamed kishte edhe raste të tjera, sidomos ai i shkodranit Jurgen Gjini në pjesën e dytë.
Megjithë përpjekjet e skuadrës pukjane për të gjetur golin e fitores, e gjithë ndeshja është mbyllur me shifrat e barabarta, 1 me 1.
Një barazim, që nuk e kënaq aspak stafin teknik me në krye trajnerin Altin Xhahysa, por edhe presidencen e klubit, e cila nuk ka nguruar ta mbështesë në maksimum ekipin, si në realizimin e merkatos si dhe në krijimin e kushteve të duhura stërvitore.
Lënia e dy pikëve përballë një ekipi modest si Gramshi nuk është pritur mirë edhe nga tifozëria pukjane, e cila duke pasë parasysh objektivat e Tërbunit për rikthimin në kategorinë e parë, ky barazim që në javën e parë nuk është sinjal pozitiv për vazhdimësinë e skuadrës.
Megjithatë, duhet parë sesi do të reagojë skuadra në javën e dytë kur do të përballet me Shënkollin në vshtëpi.
Rezultatet e javës së parë të Kategorisë së Dytë, Grupi A:
Albanët-Murlani 1-3(Kabiru 33’/Dias 4′, Çokaj 3′, Djepaxhia 67′)
Adriatiku-Sopoti 0-1(Sena Martinez 49′)
Gramshi-Tërbuni 1-1(Murilo 45+1′ / Muhamed 12′)
Shënkolli-Veleçiku 1-1(Bushi 16′ / Bzhetaj 59′)
Valbona-Besëlidhja 3-2(Progni 10′, 45+5′; Lushaku 32′ / Përgjoni 26′, Musaraj 34′)
Iliria-Naftëtari 6-0(Allamani 5′, 68′, 90′, Sefgjini 40′(11-m), Tushaj 75′, Leshi 90+2′)
(Video) Pamje nga hapja e kampionatit në stadiumin e Gramshit “Myslym Koçi”, si dhe dy golat e shënuar nga Murilo për Tërbunin dhe Murilo për gramshiotët).
Gani PEMA