Sunday, November 24, 2024

KF Vllaznia, uron kreun e FSHF-së për zgjedhjen në postin e lartë të Zv.Presidentit të UEFA-s

Lexo

Zgjedhja e presidentit të FSHF-së, Armand Duka në postin e lartë të numrit dy të institucionit të lartë të UEFA-s, është përshëndetur nga KF Vllaznia, dhe vete kreu i këtij klubi, presidenti Alban Xhaferi. Në një postim zyrtar të klubit kuqeblu, përcjell urimin ndaj zotit Duka.

“Klubi i Futbollit Vllaznia, presidenti Alban Xhaferi, dëshiron të urojë për zgjedhjen si njeriu i dytë më i rëndësishëm i qeverisë së futbollit evropian, presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit z. Armand Duka.

Jemi të bindur se ky është një lajm i shkëlqyer që vjen pikërisht në këtë ditë të rëndësishme për futbollin shqiptar kur UEFA i besoi Shqipërisë dhe organizimin e Kampionatit Europian për 17 vjeçarët në vitin 2025.

Duke e konsideruar këtë ngjarje historike si një moment strategjik për forcimin e bashkëpunimit dhe kontributit të futbollit shqiptar si pjese e mozaikut të futbollit evropian, shprehim besimin tonë të plotë në realizimin me sukses të angazhimeve tuaja dhe jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tonë të plote si qyteti ku lindi futbolli, në realizimin me suksese të këtij eventi të jashtëzakonshëm!”, shkruhet në postimin e KF Vllaznia

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img