Saturday, November 23, 2024

Di Biagio: “Kemi humbur 2 pikë në këtë ndeshje”

Lexo

Pas barazimit 1-1 mes Dinamos dhe Vllaznisë në “Elbasan Arena”, në takimin e javës së shtatë të Superiores, trajneri i Dinamos, Luigi Di Biagio, u shpreh për MCN TV:

“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, jam i kënaqur me djemtë. Diskutimin e arbitrave e kemi bërë një javë më para. Nuk mund të flas çdo javë, ndoshta pas 2 muajsh. Arbitri ka bërë një ndeshje të mirë, ne nuk kemi qenë me shumë fat. Edhe skuadra ime më pëlqeu shumë dhe kërkuam fitoren deri në momentin e fundit.

Rasti i penalltisë së mohuar dhe i kuqi për Zabërgjan? Jam i kënaqur me atë që treguan djemtë. Është simulim.

Kemi humbur 2 pikë me momentin e penalltisë dhe rastet e prodhuara tregojnë që Dinamo ka dalë e humbur nga kjo ndeshje. Besojini kujt të doni por është fusha ajo që flet. Me 10 lojtar kemi tentuar. Flasin rastet, jo vetëm në këtë ndeshje por edhe në ato të tjera.

Çfarë ndodhi në pjesën e dytë me mbrojtjen? Kontrolli i topit ishte relative, nuk është problem e rasteve për gol, por e mbrojtësave që e kemi theksuar tashmë. I thashë skuadrës, që duhet të jenë të qetë pasi kanë luajtur mirë, arritëm ta kthenim nga 0-1 në 1-1. Ishte e vështirë për t’i dhënë ritëm pasi patëm lojtarë të dëmtuar, por ne kërkuam ta rrisnim nivelin. Jam krenar që lojtarët bënë gjithçka dhe atë që i thashë unë. Për atë që u pa në fushë ishte rezultati i drejtë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img