Sunday, November 24, 2024

Grumbullohet kombëtarja Rajonale e moshës U-14. Mesfushorët shkodranë, Heldi Kopliku dhe Erjon Vajushi, pjesë e listës

Lexo

Përfaqësuesja e Rajonaleve U-14 ka nisur grumbullimin 2-ditor në “Shtëpinë e Futbollit”. Trajneri i kësaj skuadre, Armand Dama ka ftuar 20 lojtarë, për këtë grumbullim 2-ditor. Bëhet fjalë për elementët më të spikatur të kësaj grup-moshe, të përzgjedhur nga zonat rajonale të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Fierit, Korçës, Elbasanit dhe Lezhës. Pjesë e listës janë edhe dy mesfushorët e talentuar shkodranë, Heldi Kopliku dhe Erjon Vajushi.

Skuadra do të zhvillojë dy seanca stërvitore në fushën e Shtëpisë së Futbollit. Ndërkaq ditën e nesërme do të zhvillohet edhe një ndeshje miqësore  në orën 14:30, po në fushën e Shtëpisë së Futbollit, dhe pas përfundimit të ndeshjes lojtarët do të jenë të lirë.

Përfaqësuesja e rajonaleve për moshën U-14 është një risi e Federatës Shqiptare të Futbollit për të nxitur rritjen e cilësisë, që te moshat e vogla dhe për të motivuar më shumë futbollistët e vegjël për të vazhduar rrugëtimin drejt ekipeve kombëtare të moshave.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 20 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-14 për grumbullimin 2-ditor:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img