Sunday, November 24, 2024

Futboll-Kategoria e Parë. Ja çfarë prodhoi java e gjashtë: Bylis fiton dhe kryeson i vetëm, Korabi trondit Elbasanin dhe merr fitoren e parë

Lexo

Java e gjashtë e Kategorisë së Parë prodhoi sa rezultate të bukur, por edhe aq interesante. Më datë 1 tetor u zhvilluan dy përballje si Tomori-Lushnja përfunduar 0-0 dhe Bylis-Kastrioti 3-1. Ekipi drejtuar nga Magani renditet në vendin e parafundit në kuotën e 4 pikëve,  ndërsa suksesi i ballshiotëve ka bërë skuadra të kryesojë e vetme në kuotën e 16 pikëve.

AF Elbasani pëson humbjen e parë në kampionat, përballe Korabit, ekipi drejtuar nga Dede u mund 2-1, duke qëndruar në vendin e dytë në kuotën e 13 pikëve. Flamurtari-Apolonia nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0, duke bërë që dy skuadrat të humbasin disi kontaktin me kreun e klasifikimit. Burreli merr fitoren e parë në kampionat. Ekipi matjan fiton 4-1 ndaj Besës, duke zhytyr më tepër në krizë skuadrën kavajese me tre humbje radhazi.

Një kampionat për t’u harruar edhe për Luzin që renditet në vendin  fundit me vetëm 2 pikë. Humbja ndaj Vorës ka ndërlikuar jo pak situatën në klaifikim për ekipin e Luzit, ndërsa Vora e sheh kreun e klasifikimit katër pikë larg.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img