Në miqësoren e zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës mes Vllaznisë dhe skuadrës malazeze KB Shushanj të Tivarit në basketboll meshkuj ishte i pranishëm edhe presidenti i klubit Shushanj të Tivarit, Vano Radoviç.
I shoqëruar nga ish basketbollisti dhe antari i kryesisë së Federatës Shqiptare të Basketbollit, Ilir Taflaj, njëherazi edhe president i Klubit të Basketbollit të Ulqinit, Radoviç nuk ka nguruar të vlerësojë bashkëpunimin mes dy klubve përkatëse.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, njëshi i klubit malazez të Tivarit, Radoviç ndër të tjera, ai falenderon KB Vllaznia për mikpritjen dhe korrektesën e treguar në fushën e lojës.
Për presidentin e klubit të Tivarit, Radoviç, dhe pse skuadra e tij fitoi me një pikë diferencë, 76-77, rezultati është në plan të dytë, sepse më e rëndësishme është se kjo miqësore i shërben të dyja skuadrave për kolaudimin e formacionit në prag të nisjes së kampionatit.
(Video) Prononcimi i plotë i presidentit të KB Shushanj të Tivarit në Mal të Zi, Vano Radoviç.
Gaspër MARKU