Për ish-administratorin e Vllaznisë, Kujtim Shaba, skuadra aktuale nuk bind me lojë dhe fitoret s’mund të vijnë rastësisht. Ai mendon se stafi teknik nuk duhet të justifikohet me dëmtimet, pasi sipas tij, shumica e lojtarëve që kanë munguar, janë rezervë.
Në intervistën për “Panorama Sport”, Shaba analizon ecurinë e deritanishme të kuqebluve, ndërsa e shikon zhvillimin e ndeshjeve jashtë fushe këtë periudhë si një rrezik të madh për skuadrën. Ish-drejtuesi pret reflektim nga lojtarët, veçanërisht në ndeshjen ndaj Tiranës, që vjen pas një humbjeje të thellë në shtëpi nga Laçi. Kjo ndeshje do të zhvillohet në fushën asnjanëse të Kukësit për shkak të punimeve në “Loro Boriçi”.
Zoti Shaba, pas 7 javësh kampionat si ju është dukur Vllaznia?
Nuk jam i kënaqur me atë që ka dhënë Vllaznia deri më tani në kampionat. Ekipi ka treguar se ka shumë oshilacione në lojë dhe kjo është pasqyruar edhe në rezultate. Mendoj se duhet të ishte bërë më shumë në këto 7 javë.
Çfarë përshtypjeje ju la ndeshja e fundit ndaj Dinamos, ishte rezultat i drejtë barazimi apo meritonte më shumë Vllaznia?
Ajo që më ka zhgënjyer, ishte pikërisht loja që bëri ekipi. Patëm mundësi ta fitonim takimin, por ndoshta edhe Dinamo mund ta kishte bërë një gjë të tillë. Ishte zhgënjim i madh me atë paraqitje që bënë lojtarët, sepse kanë qenë shumë larg pritshmërive. Barazimi ishte një rezultat i drejtë për atë që treguan të dyja skuadrat në fushë.
Trajneri Memelli vendosi theksin te mungesat e shumta, teksa në këtë periudhë Vllaznia ka pasur dëmtime të shpeshta. Ju si mendoni?
Mund të kenë ndikim mungesa si Hakaj, Smajli dhe portieri Qarri, por pjesa tjetër e lojtarëve të dëmtuar janë rezervë. Nuk duhet përmendur si alibi nga stafi, për vetë faktin se shumë prej këtyre që mungojnë janë marrë për rezervë. Sigurisht kur nuk është në të njëjtën kohë Hakaj, Smajli apo Qarri, ka ndikim, por jo të përdoret si alibi. E thashëedhe më lart, ekipi nuk po prodhon lojë që të shkohet te rezultati pozitiv. Fitorja nuk mund të vijë rastësisht.
Si e shikoni “klasiken”me Tiranën?
Të vështirë, pavarësisht se ne jemi si të zotët e shtëpisë. Humbja ndaj Laçit e motivon mëshumë Tiranën. Megjithatë, duhet të besojmë se këta djem do të dinë të reflektojnë, sidomosnë takime si ky ndaj Tiranës. Janë ndeshje ndryshe nga të tjerat.
Për shkak të punimeve nëstadiumin “Loro Boriçi”,kjo ndeshje do të zhvillohet në Kukës. E penalizon kjo Vllazninë?
Kjo nuk është një periudhë e mirë për Vllazninë. Nuk ishtendoshta momenti i duhur që tëzhvillojë skuadra katër takime jashtë fushës së saj. Unë mendoj se nëse nuk arrihen rezultate e duhura në këto takime, atëherë do ta shikojmë Vllazninë në zonën e rrezikut. Prandaj, drejtuesit teknik dhe igjithë stafi bashkë me lojtarët,duhet që të tregojnë një fytyrë tjetër nëse nuk duan qëta shikojnë ekipin në ujëra të turbullta.
Admir URUÇI