Sunday, December 22, 2024

Presidenti i FSHF, Armand Duka, pritet në takim nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó

Lexo

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka zhvilloi sot një takim kortezie me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, z. Péter Szijjártó, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare të Tiranë.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera me Hungarinë dhe Presidenti Duka e njohu Ministrin Péter Szijjártó me projektet e mëdha të FSHF-së, që kanë transformuar ndjeshëm futbollin shqiptar në vitet e fundit.

Ministri Péter Szijjártó nga ane e tij përgëzoi Presidentin Duka për zgjedhjen në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, duke e cilësuar këtë vendim historik si një rezultat të shkëlqyer e një sukses domethënës në diplomacinë sportive për Shqipërinë, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Ministri hungarez theksoi se nën lidershipin e Presidentit Duka, futbolli shqiptar është zhvilluar shumë në dy dekadat e fundit.

Gjithashtu, ai vlerësoi punën e shkëlqyer të Presidentit Duka që nga vitit 2021 si Konsull i Hungarisë në Shqipëri, duke forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona.

Presidenti Duka, pasi e falënderoi Ministrin Szijjártó për vlerësimin, e siguroi se bashkëpunimi do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img