Saturday, December 21, 2024

(Video) Matilda Gjergji, prodhim “bio” i Vllaznisë. Futbollistja e talentuar 20 vjeçare, luan titullare me kuqeblutë dhe kombëtaren kuqezi

Lexo

Futbollistja e talentuar shkodrane, Matilda Gjergji është një prodhim “bio” i futbollit shkodran të femrave. Puna me ekipet zinxhir në KFF Vllaznia, ka dhënë rezultatet e saj shumë të dobishme në nxjerrjen e talenteve të futbollit shkodran të femrave.

Njëra prej tyre është edhe Matilda Gjergji, 20 vjeçarja që tashmë është titullare me ekipin e të rriturave të Vllaznisë së  futbollit femra. Duke rritur shkallët e cilësisë vit pas viti, tashmë ajo spikat si titullare e Vllaznisë së madhe të drejtuar nga trajneri Nikolin Leka.

Por, krahas Vllaznisë, Matilda ka fituar besimin e rolit të titullares edhe nga trajneri i kombëtares Armir Grima, siç ishin dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.

Në pronononcimin e dhënë për median, Matilda flet për rrugëtimin e saj te Vllaznia dhe kombëtarja e Shqipërisë. Ndërkohë, sa i përket kampionatit që ka filluar javën e kaluar, pas fitores në transfertë me Partizanin, ajo beson se për fitore edhe në javën e dytë ku Vllaznia luan të dielën ndaj Teutës në shtëpi, ndërkohë që deklaron se në fund të sezonit Vllaznia i fiton të dy trofetë e sezonit, Kupë dhe kampionat.

(Video) Intervista e plotë me futbollisten 20 vjeçare të Vllaznisë, Matilda Gjergji.

GASPËR MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img