Thursday, May 16, 2024

Superliga U19-Përballje trajnerësh shkodranë në Laç, Shytani për vendasit dhe Sinani për kuqeblutë. Kurbinasit fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Vllaznisë U19

Lexo

Laçi U19-Vllaznia U19   2-0

(Shënues: Guci 48’, Myrta 89’)

Laçi 19:Pojana,Taleb,Maxhallaku,Delaj,Guci,Myrta,Syla,Lesha,Farruku(Murataj 82),Cena,Zhuri(Mera 58). Trajner: Arbër Shytani

VllazniaU19:Lekaj,Rroku,Marashi,Zaganjori,Shimaj,Brahimi(Gerbeti 52),Kubazi(Hagrepi 52),Halili,Hajdari,Dodaj,Çelepija(Cungu 50. Trajner Vioresin Sinani)

Arbitra:Mateo Syziu,Koleta Prenga,Fatjon Behari(Durres)

Delegat:Skender Abdyli(Shkoder)

Te rinjte shkodran te Vllaznise U19 qe drejtohen nga trajneri Vioresin Sinani nuk ja dalin dot te mposhtin fqinjet kurbinas. Ndeshja e luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive te Lacit eshte mbyllur me rezultatin 2 me 0 per vendasit.

Per t’u theksuar eshte se ne drejtimin e ekipit te Lacit U19 kete sezon futbollsitik eshte vene trajneri shkodran, Arber Shytani, i cili me heret ka qene ne drejtimin e Djelmnise Shkodrane.

Skuadra e Shytanit, ka arritur te shenoje dy here me nga nje gol ne fillim te  pjeses se dyte dhe ne fundin e gjithe takimit. Fillimisht shenon Guci ne minuten e 48-te pas asistit te Taleb. Nderkohe pak minuta me pas Laçi humbet shancin per te dyfishuar shifrat por Olsi Myrta nuk tregohet i sakte nga pika e bardhe e penalltise.

Vendasit nuk dorezohen dhe krijojn raste por nuk ngelet pas as Vllaznia. Goli i fundit i ndeshjes do te vinte ne te 89 minute dhe eshte Olsi Myrta i cili leviz mire ne krahun e djathte futet drejt qendres dhe me pas silura e tij ndalet drejte e ne rrjete. Mbyllet gjithçka me fitoren e Laçit ne nje ndeshje me shume raste por pa efikasitet nga shkodranet qe pesojne humbjen e pare ne kampionat.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img