Tuesday, November 26, 2024

Festival golash në ‘Arenën e Demave’, Partizani mund Kukësin

Lexo

PARTIZANI-KUKËSI 4-3 (2′ Cara, 5′, 43′, 57′ Bintsuka / 25′ Salami, 48 (ag) Bytyçi, 73′ Hasaj)

Sfida Partizani-Kukësi ka rezultuar një festival i vërtetë golash, pasi janë shënuar plot 7 të tillë. “Demat” kanë mundur 4-3 Kukësin në “Arenën e Demave”. Ekipi i drejtuar nga Zekic vendosi ndeshjen në shinat e duhura që në 5 minutat e para, duke shënuar 2 herë. Cara prishi ekuilibrat, ndërsa Bintsouka dyfishoi shifrat. Verilindorët ngushtuan diferencat me Gbolohan në minutën e 25-të, por Bintsouka gjeti golin e tij të dytë në minutën e 43-të dhe me epërsinë e Partizani me shifrat 3-1 do të mbyllet pjesa e parë.

Në fillimin e pjesës së dytë, miqtë të shkurtuan largësinë e golave me një autogol të Bytyçit, por Bintsuka do të plotësojë 3-golëshin e tij në këtë takim, në minutën e 57-të, që do të rezultojë vendimtar për Partizanin, për të siguruar fitoren me shifrat 4-3, pasi Hasaj do të shkurtojë sërish shifrat për miqtë, por pa e shmangur dot humbjen.

Me ketë rezultat, Partizani e sheh veten në vendin e pestë, ndërsa Kukësi mbyll klasifikimin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img