Monday, April 29, 2024

Futboll Kategoria e Parë-Elbasani rikthehet tek fitorja, mund Burrelin, 2-0 me dopieten e Greces

Lexo

Pas disfates me Korabin, Elbasani rikthehet te suksesi ne Kategorine e Pare teksa verdheblute mposhten me shifrat 2-0 Burrelin. Skuadres se drejtuar nga trajneri Nevil Dede i mjaftuan dy golat e Bedri Greces per te mar tre pike shumë te rendesishme. Ish-lojtari i Tiranës gjeti rrugen e rrjetes ne minuten e 16-te ndersa shenoi serish ne fraksionin e dyte ne minuten e 58-te.

Elbasani e menaxhoi me se miri avantazhin deri ne fundin e takimit dhe pas kesaj ndeshje ngjitet ne kuoten e 16 pikeve ne vend te dyte,tre me pak se Bylis kryesues. Nga ana tjeter,Burreli mbetet me kater pike ne vend te dhjete.

Ne ndeshjen tjeter te Kategorise se Pare,Kastrioti mposhti minimalisht me rezultatin 1-0 Korabin. Krutaneve i mjaftoi nje gol i Joan Çeles ne minuten e 54-te teksa pas kesaj fitoreje,Kastrioti ngjitet ne kuoten e nente pikeve ne vend te gjashte,ndersa Korabi eshte me tete pike ne vend te tete.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img