Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, takim i zhvilluar pasditen e së shtunës në stadiumin “Kukës Arena” është mbyllur me rezultatin 0 me 1 në favor të Tiranës. Goli i fitores për bardheblutë u shënua në limitin e krejt takimit pas një gabimi të mbrojtësve kuqeblu që nuk arritën të frenojnë Florent Hasanin, i cili nga një pozicion i prirët me portën, e çoi topin në rrjetë.
Por, parë në tërësi të 90-të minutave, për drejtuesit e KF Vllaznia, arbitrimi nuk ka qënë korrekt. Dhe, këtë ato e argumentojnë me tre vendime të dyshimta të akorduara nga arbitri krysor, elbasanasi Enea Jorgji, që të tria në dëm të Vllaznisë. Dy prej tyre janë pretendime për penallti, dhe tjetra një faul pranë zonës së rreptësi, e cila edhe kjo nuk vlerësohet si e tillë nga kryesori.
Në analizen që ato i kanë bërë moviolës me praninë edhe të specialistëve të sektorit të gjykimit në Shkodër, ato kanë veçuar tre momente të diskutueshme, ku në të tre rastet arbitri ka vijuar lojën duke mos marrë parasysh pretendimet e kuqebluve.
Reagimin e tyre, shoqëruar edhe me videon ku pasqyrohen tre momentet në fjalë, drejtuesit e KF Vllaznia do ta depozitojnë të hënën në Federatan Shqiptare të Futbollit, duke kërkuar verifikimin e rastit në fjalë nga komisionet përkatëse dhe marrjen e masave përkatëse.
(Video) Tre momentet e diskutueshme të ndeshjes, Vllaznia-Tirana, ku klubi kuqeblu pretendon se vendimet janë në dëm të kuqebluve.