Në mediat kroate gjithçka është vendosur, Zoran Zekiç nuk është më trajner i Partizanit. Sipas raportimeve më të fundit të “Sporstske Jutarnji”, pas bisedimeve të zhvilluara sot mes presidentit Gaz Demi, trajnerit dhe palës së interesuar nga Kroacia është bërë e mundur që “të kuqtë” ta prishin marrëveshjen me Zekiç për një pagesë prej 100 mijë eurosh, të cilën do ta paguajë skuadra e Osijek.
Ndërkaq, kujtojmë se Zekiç e mori drejtimin e “demave” në fundin e muajit maj, menjëherë pasi kryeqytetasit u shpallën kampionë të Shqipërisë. Nën drejtimin e këtij të fundit, Partizani arriti deri në fazën “play-off” të kualifikuese të Conference League, por pa mundur dot të arrinin në fazën e grupeve.