Thursday, September 19, 2024

Shqipëria drejt një ëndrre të ripërsëritur, Gjermani 2024 më afër se kurrë! Sot, ora 20:45 në “Air Albania”, Shqipëri-Çeki

Lexo

Shqiperia do te luaj mbremjen e sotme nje nga ndeshjet me te rendesishme. Kombetarja jone do te perballet me Republiken Çeke ne stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45. Nje ndeshje qe eshte e vlefshme per kualifikueset e europianit Gjermani 2024, kompeticion qe do te zhvillohet veren e ardhshme.

Nje ndeshje qe ka nje interes te madh dhe nga tifozet,te cilet do te jene aty per ta mbeshtetur Kombetaren si gjithnje. Pozitiviteti dhe optimizmi nuk eshte vetem ne shkallet e stadiumit,por edhe tek lojtaret dhe stafi i ekipit kombetar.

Perballe kemi nje kundershtar te forte,ndoshta me te forte se Çekia e Prages. Nje ekip fizik dhe te mire organizuar,por ky eshte nje shans per tu mos u humbur per Kombetaren tone,e cila kerkon te riperseris historine e France 2016. Kemi akoma te fresket ate fitore ndaj Polonise me 10 shtator. Nje ndeshje qe na sjell kujtime te bukura dhe na rrit shpresat se mund ta arrijme edhe ndaj çekeve diçka te tille.

Pavaresisht mungesa te rendesishme si Ismajli apo Broja,duket se Silvinjo kerkon ta mbaj skuadren te perqendruar,duke mos krijuar presion psikologjik tek ta dhe duke treguar se per gjithçka ka zgjidhje.

Nje Kombetare si kjo aktuale ndoshta nuk e kemi pasur me pare,me kete cilesi apo kualitet. Nje motiv me shume per “shqiponjat” qe te fitojne jan dhe lojtari i 12-te padyshim,tifozet ata qe e kan mbeshtetur edhe ne momentet me te veshtira.

Formacionet e mundeshme:

Shqiperi:Berisha,Hysaj,Ajeti,Gjimshiti,Mitaj,Ramadani,Asllani,Seferi,Bajrami,Asani,Cikalleshi. Trajner:Silvinjo

Çeki:Pavlenka,Holes,Brabek,Krejçi,Cufal,Suçek,Sadilek,Provod,Çerni,Cvançara,Kuçta. Trajner:Jaroslav Silhavi

Gjyqtar:Dani Makelie,Hesel Stegstra,Jan De Vries,Aleks Bos(Hollande) Var:Rob Dieperink(Hollande) Avar:Jeroen Manskot(Hollande) Delegat:Balaz Makrai(Hungari) Vezhgues:Lucilio Kardoso(Portugali)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img