Prononcimi i Jasir Asanit pas ndeshjes, Shqipëri-Çeki, 3-0:
“Tifozët kanë qenë mbështetja jonë, sot ka qenë një finale tjetër, treguam një lojë shumë të mirë. Për golat është merita e stafit që krijojnë hapësira dhe unë gjuaj nga çdo pozicion.
Sot duhet të festojmë, sepse kemi qenë fantastikë në 90 minuta, kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Pas golit krijuam raste të tjera dhe krijuam raste të hapura, falenderoj Silvinjon dhe stafin e tij, i jam mirënjohës gjithë jetën atyre. Është kënaqësi e madhe për atë që po bëjmë. Sot është dita për të festuar, duhet të festojmë. Duhet të bëj gola”, u shpreh për TV Klan pas ndeshjes, autori i golit ntë parë ndaj Çekisë, Jasir Asani.