Saturday, July 27, 2024

(Video) Super Shqipëri! Kombëtarja kuqezi fiton ndaj Çekisë 3 me 0. Një hap më pranë “Euro 2024”-ës

Lexo

Shqipëria dhe Republika Çeke janë përballur të enjten në Tiranë me njëra-tjetrën në një sfidë që do të vendoste shumëçka sa i përket fateve në grupin E të Eliminatoreve të Evropianit “Gjermani 2024”. Në fakt, përballja e luajtur në Stadiumin “Arena kombëtare” në kryeqytet, të mbushur plot e përplot, ka parë miqtë të jenë më agresivë dhe të rrezikojnë që në minutat e para. Por kuqezinjtë do ta përballojnë presionin fillestar dhe pas 9 minutash lojë, Jasir Asani do të përsërisë veten dhe do të godasë befasisht në kufijtë zonës, duke e gjetur të papërgatitur portierin çek dhe duke përshëndetur rrjetën.

Loja në vijim do të vijojë të shohë çekët të bëjnë një vëllim më të madh loje, me kuqezinjtë që mundohen të godasin me kundërsulm dhe Cikalleshi ka patur një rast të mirë, por pa e mposhtur dot portierin mik. Në minutën e 38-të, çekët shënojnë pas zhvillimit të një goditje dënimi me anë të Hitilit, i cili shtyn më dorë topin në rrjetë. Gjyqtari anulon golin si dhe i tregon kartonin e  dytë të verdhë, sulmuesit, duke lënë Republikën Çeke me 10 lojtarë. Karton i verdhë edhe për kapitenin Suçek për protesta. Me Shqipërinë që rrezikon sërish në fund, por me kuqezinjtë në epërsi minimale do të mbyllen 45 minutat e para dhe 4 minutat shtesë.

Pjesa e dytë do të nisë më e mirë për kuqezinjtë, të cilët, në minutën e 52-të, pas një kundërsulmi të përkryer, është Seferi që e çon topin në rrjetë, ndërsa Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), e ka konfirmuar vlefshmërinë e golit. 20 minuta më vonë, pas një tjetër kundërsulmi kuqezi dhe këmbënguljes së Dakut, është sërish Seferi që nuk e ka të vështirë ta shtyjë topin në rrjetën e boshatisur, duke i çuar shifrat në 3-0 për Shqipërinë. 8 minuta para fundit të kohës së rregullt është edhe i sapofuturi Muja do të gjejë rrugën e rrjetës, por këtë herë është Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR) që e anulon atë për pozicion jashtëloje.

Përtej 8 minutave të mbetura dhe 7 shtesë, që kanë parë kuqezinjtë të rrezikojnë sërish, Kombëtarja kuqezi ka korrur një fitore historike të enjten në mbrëmje, duke mposhtur Republikën Çeke 3-0 dhe duke hedhur kështu edhe një hap drejt kualifikimit për në Evropianin e vitit të ardhshëm në Gjermani.

Pas kësaj fitoreje ndaj Çekisë, Shqipëria është e para në grup me 13 pikë, me 4 më shumë se Polonia e vendit të dytë dhe 5 nga Çekia e Moldavia. Polakët po sot mundën 2-0 Ishujt Faroe.  Kuqezinjtë e drejtuar nga braziliani Sylvinho të martën do të luajnë një ndeshje miqësore përballë Bullgarisë në këtë stadium “Arena Kombëtare ku triumfoi ndaj Çekisë, e cila pritet t’i shërbejë skuadrës për një konsilidim më të mirë për takimet e Nëntorit me Moldavinë në transfertë dhe Ishujt Faroe në shtëpi.

(Video) Tre golat e shënuar nga Shqipëria me autor, Jaris Asanin dhe dy golëshin e Taulant Seferit

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img