Kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, u shfaq tepër i emocionuar, pas triumfit 3-0 që Shqipëria arriti në shtëpi ndaj Çekisë, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt Europianit të vitit 2024.
“Këto emocione vetëm Kombëtarja t’i dhuron, është diçka e jashtëzakonshme. Jemi shumë të lumtur për lojtarët. Ata janë gëzimi më i madh. Kemi mentalitetin e duhur për ta mbyllur siç duhet. Jemi shumë mirë, të rrime me këmbë në tokë”, u shpreh Cana pas ndeshje për mikrofonin e “TV KLAN”.