Ashtu si “Abisnet Superiore” edhe Kategoria e Parë do të zbresë në fushë këtë fundjavë. Të shtunën dhe të dielën do të luhen ndeshjet e javës së 8-të,teksa në program janë sfida mjaft të luftuara dhe që premtojnë spektakël.
Gjithçka do të startojë me përballjen mes Flamurtarit dhe Elbasanit që do të zhvillohet ditën e nesërme. Kjo sfidë do të luhet në Vlorë dhe do të startojë në orën 14:00. Si vlonjatët ashtu edhe elbasanasit janë dy nga ekipet pretendente për ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë 5 takimet e tjera do të luhet ditën e dielë në të njëjtën orën 14:00. Besa do të udhëtojë në Berat për t’u përballur me Tomorin,Luzi do të presë Apoloninë. Bylisi gjithashtu luan në shtëpi dhe pret Lushnjen,ndërsa Vora do të përballet me Kastriotin në transfertë. Korabi dhe Burreli është në tjetër takim i kësaj dite që do të luhet në Peshkopi.
Fatos LAMAJ