Thursday, May 16, 2024

(Video) Memelli dhe Shtubina, rikthehen në Korçë. I pari si ish trajner dhe i dyti si ish futbollist i Skënderbeut, kërkojnë fitore tre pikëshe

Lexo

Vllaznia luan nesër në transfertën korçare ndeshjen e javës së nëntë të Abissnet Superiore. Për dyshen drejtuese të Vllaznisë, Migen Memelli dhe Ndriçim Shtubina, përballja e kësaj jave ka një të veçantë.

Që të dy kanë qënë pjesë e Skënderbeut në kohë të ndryshme. Memelli si trajner duke ia dorëzuar stolin korçar, serbit Ivan Grovzdenoviç, të cilin do ta ketë kundërshtar pasaditen e së shtunës. Ndërkohë, kolegu i Memellit te Vllaznia, zëvendëstrajneri Ndriçim Shtubina ka luajtur më herët si futbollist për ngjyrat e kësaj skuadre.

Ishte pikërisht Shtubina, i cili doli sot në konferencën e radhë për shtyp një ditë përpara ndeshjes, gjatë se cilës foli për situatën në kampin kuqeblu, por edhe për emocionet dhe respektin që ai ka për tifozërinë korçare dhe qytetin në përgjithësi, prej të cilit ka ndjerë ngrohtësi dhe përkujdesje për aq kohë sa qëndroi në Korçë.

“Besoj se është e vështirë si çdo ndeshje tjetër, por skuadra nuk duhet të futet në fushë me presionin e pikëve. Skuadra është stërvitur mirë gjatë këtyre ditëve, pavarësisht mungesave që vazhdojnë të jenë prezent, por prapë se prapë Vllaznia ka forca për të mundur çdo kundërshtar dhe prandaj duhet të japim maksimumin në fushë.”, tha fillimisht Shtubina përpara gazetarëve shkodranë.

Sa i takon gjendjes së lojtarëve të demtuar, Shtubina pohoi se një pjesë e tyre vazhdojnë të mos jetë të rikuperuar dhe prandaj edhe këtë radhë do të ketë shumë mungesa në formacionin kuqeblu.

“Gjithsesi duhet të përqëndrohemi sepse Vllaznia ka edhe alternativa që do të japin maksimumin pët të marrë tre pikët. Lojtarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kanë potencial për të dhënë më shumë. Ato pikë që kemi në tabelë nuk shpjegojnë gjendjen reale të ekipit tonë dhe të cilësive që ajo ka në vetvete.”, tha Shtubina.

I pyetur për mëngjërashin e prapavijës, Ersin Hakaj, mungesa e të cilit në formacion është një peshë e madhe për skuadrën, Shtubina, tha: “Për fat të keq, Esin Hakaj ka ndjerë sërish shqetësime dhe nuk do të jetë i gatshëm për takimin e radhës. Në fakt mungesa e tij ndihet edhe më shumë ngaqë dy mbrojtësit e tjerë të majtë që ka skuadra në dispozicion, pikërisht Xhelil Asani dhe Flori Spahija vazhdojnë të jenë edhe ata të dëmtuar dhe në këto rrethana për stafin do ketë jo pak “dhimbje koke.”

Sa i takon kundërshtarit, numri dy i pankinës kuqeblu, tha: “ Skënderbeu është një skuadër me djem të rinj të cilët duan të tregojnë se vlejnë për kampionatin shqiptar, por ne i kemi cilësitë më të mëdha prandaj duhet të futemi në fushë me besimin për ta fituar këtë ndeshje”.

(Video) Prononcimi i Zv.Trajnerit të Vllaznisë, Ndriçim Shtubina në konferencën e shtypit të pragndeshjes, Skënderbeu-Vllaznia, java e 9-të e Superiores.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img