Tuesday, November 26, 2024

Të dielën, Vllaznia-Barleti femra dhe Vllaznia-Teuta meshkuj. Superliga e Basketbollit.

Lexo

Krahas ballafaqimeve në Kampionatin Kombëtar të volejbollit, kjo fundjavë rezervon edhe ballafaqimet në sportin e basketbollit. Konkretisht,

Dy ekipet e Vllaznisë, pjesë e Superligës së basketbollit, për femra dhe meshkuj do t’i luajnë ndeshjet e tyre pasditen e së dieles në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ballafaqimi i parë është ai në mes Vllaznisë dhe Barletit, ndeshje kjo e planifikuar të nisë në orën 15:00.

Për Vllazninë dhe në tërësi për basketbollin e femrave, kjo është java e dytë e kategorisë Superiore. Në javën e parë, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj luajti në trasnfertë me ekipin e Teutës së Durrësit duke triumfuar ndaj skuadrës bregdetare durrsake.

Për t’u theksuar është se në këtë sezon sportiv 2023-2024, pjesë e Vllaznisë në basketboll femra është edhe një basketbolliste amerikane, e cila në fakt për vetë ditët e pakta që i është bashkuar skuadrës, në transfertën durrsake luajti pak minuta në formacionin kuqeblu.

Ndërkohë, po të dielen, por dy orë më vonë se sa femrat, në orën 17:00, në pallatin e spotit “Qazim Dervishi” do të përballen meshkujt, të cilët janë në javën e tretë të Superligës. Vllaznia e Shkodrës, e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi, vjen në këtë përballje me bilancin, një fitore të thellë në Shkodër realizuar ndaj Skënderbeut të Korçës dhe më pas, humbjen në transfertë me ekipin e Tiranës.

Përballë kuqebluve në javën e tretë do të jetë një skuadër e fortë, siç është Teuta e Durësit, një pretendente serioze për titull. Ashtu si edhe tek femrat, edhe në ekipin e meshkujve, Vllaznia ka në përbërje një basketbollist amerikan, i cili sipas trajnerit Bekteshi ka ardhur duke e rritur formën sportive, dhe të dielën përballë durrsakëve pritet të jetë një pikë e fortë për skuadrën kuqeblu.

Në prag të ndeshjeve të së dielës, dy ekipet e Vllaznisë në basketboll, femra dhe meshkuj renditen në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit. Në fakt, me fitoren e javës së parë, femrat bashkëkryesojnë renditjen me Elbasanin, Partizanin dhe Flamurtarin.

Ndërsa, tek basketbolli meshkuj, tabelën e klasifikimit e kryeson Besëlidhja e Lezhës me 4 pikë, po aq sa ka edhe Elbasani, ndërkohë që Partizani, Vllaznia, Tirana, Teuta, Kamza dhe Apolonia, ndajnë vendin e tretë deri tek i teti me 3 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img