Tirana nuk ia doli të dilte me pikë nga ndeshja përballë Egnatias duke u mposhtur 2-3 nga Egnatia në “Selman Stërmasi”. Pas kësaj sfide trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, u shpreh për MCN TV:
“Ajo që vendosi ndeshjen është dëmtimi i Lulaj pasi na u prish rreshtimi dhe u dëtyruam të ndërronim lojtarët. Jemi shumë të mërzitur për fatin që po na ndjek. Kemi humbur 3 lojtarë pas derbit dhe kemi humbur përsëri lojtarë. Në futboll duhet ta pranosh këtë gjë.
Në rezultatin 2-1 Tirana përsëri po sulmonte…? Egnatia është një skuadër shumë e rrezikshme. Në pjesën e dytë ai problemi që i ndodhi Lulaj na bëri më të brishtë. Edhe pse ishim mbrapa ne përsëri e pësuam golin.
Skema që përdorët me mbrojtjen ishte tranzicion? Duke patur parasysh që Egnatia sulmonte me dy sulmues, ne duhet të mbroheshim me 3 qendërmbrojtës. Por në ndërrim u krijua problemi. Është çështje instikti në futboll. Lojtarët i lodh pësimi i golit pasi e dinë në cilin klub luan. Ne më të vërtetë kemi humbur, por kemi dhuruar performanca të mira. Mund të bëjmë mirë nëse rikthehen lojtarët.
Çështje fati humbjet e juaja? Futbolli është me përiudha. Nuk duhet të merremi me fatin, por me punën. Me ato që kishim përgatitur vajtëm tek goli. Gjërat u vështirësuan nga Lulaj.”
Nga ana tjetër, Egnatia regjistroi një fitore të madhe në kryeqytet duke u konfirmuar në vendin e parë. Pas kësaj sfide trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, u shpreh për MCN TV:
“Është më mirë të marrësh një kupë sesa të fitosh në kampionat pasi Tiranën e mundëm në finale. Këto ndeshje kaq të bukura nuk mund të luhen në këto fusha. Kemi marrë 2 gola nga episodet, nga vendosja. Ishin topa të vdekur. Megjithtatë pas analizës që bëmë në dhomat e zhveshjes arritëm të shënonim edhe falë aftësive të Dwamenas.
Pas kalimit në avantazh nuk mendon rrezikuat duke luajtur me mesfushorë ofensivë? 10 minutat e fundit na u dëmtua Spahiu dhe u munduam të fusnim Dwamenan. Kishim një ndërrim të fundit dhe nuk donim të rrezikonim tek kjo pjesë. Na e morën pak mesfushën. Por çdo lojtari i vjen përshtat për të zbritur poshtë për të mbrojtur rezultatin sidomos kur luan me Tiranën.
A ndikoi loja juaj pas golit të pësuar nga goditja e këndit? Kishim dy tablo. Pjesën e parë një Tiranë më të mirë. E kishim menduar, por nuk funksionoi asgjë dhe kjo e bëri Tiranën superiore. Në pjesën e dytë, përveç 10 minutave të fundit gjithçka foli për ne.
Pse e vendose Aleksin si qendërmbrojtës? Ishim të detyruar. Vetëm dy ditë para ndeshjes u dëmtua Malota. U munduam të modifikonim diçka në vend të Malotës. Memolla dhe Janku? Memolla është me këmbën e majtë.”
Kontratën deri në 2027? Do të shikojmë, do të shikojmë (qesh).”