Tërbuni i Pukës e ka mbyllur me sukses javën e katërt të Kampionatit Kombëtar të futbollit të kategorisë së dytë Si pjesë e grupit A, pukjanët luajtën këtë javë në shtëpi duke pritur në stadiumin “Ismail Xhemali” ekipin kryeqytetas të KF Albanët.
Pas një pjese të parë e mbyllur me rrjeta të paprekura, 0 me 0, pukjanët e drejtuar nga trajneri shkodran, Altin Xhahysa arrijnë të shënojnë dy herë në portën mike të mbrojtur nga portjeri Kodra.
Goli i parë regjistrohet në minutën e 48-të nga Tabaku, një futbollsit ky që tekniku Xhahysa e aktivizoi në pjesën e dytë dhe pas tre minutash lojë tund rrjetën kundërshtare. Do të ishte po ky futbollist që në minutën e 88-të do të kombinonte me Gjinin, i cili pas një depërtimi të fuqishëm në zonën mike godet saktë duke e dërguar topin në rrjetë.
Tre pikëshi i marrë në këtë ndeshje bën që Tërbuni të shkojë në kuotën e 7 pikëve duke u pozicionuar në vendin e gjashtë duke lënë pas dy skuadrat e qarkut Shkodër, Veleçiku dhe Murlani me nga 4 pikë, Naftëtari me 3 pikë, Shënkolli me me 2, Adriatiku 1 dhe Albanët 0 pikë.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Tërbuni-Albanët, trajneri pukjan Altin Xhahysa, shprehet i kënaqur për fitoren, por ndërkohë kërkon më shumë nga skuadra e tij, pasi në vazhdim Tërbunin e presin ballafaqime me të forta duke nisur që nga java e pestë, kur kalendari i grupit A përballë, Ilirinë me Tërbunin, dy skuadrat pretedente për kualifikimin në kategorinë e parë
Rezultatet e javës së 4-t të grupit A-Kategoria e Dytë
TËRBUNI – ALBANËT 2-0
VELEÇIKU – ILIRIA 3-4
SOPOTI – MURLANI 5-0
BESËLIDHJA – NAFTËTARI 3-1
ADRIATIKU – VALBONA 0-5
GRAMSHI – SHËNKOLLI 2-1
(Video) Tërbuni-Albanët, 2-0. Golat e shënuar nga Tabaku dhe Gjini, si dhe prononcimi i trajnerit të Tërbunit, Altin Xhahysa pas fitores me Albanët
Gani Pemaj