Friday, October 25, 2024

Superliga e Moshave-Vllaznia U19 mund Skënderbeun 1-0, vendos goli i shënuar nga Klajti Halili. Një minutë heshtje dhe shirita të zi për Vesen 17 vjeçare, vajzën e drejtorit të Akademisë Vllaznia, Alban Hasani

Lexo

Vllaznia U19-Skënderbeu U19   1-0(Shënues: Halili 42’)

Vllaznia: Jukaj, Rroku, Marashi. Zaganjori, Shimaj, Dodaj, Brahimi, Kubazi, Halili, Hajdari, Cungu(U aktivizuan: Selmani, Sylia, Çelepia). Trajner: Vioresin Sinani

Skënderbeu: Dervishaj, Filo, Sulçe, Lamellari, Beluli, Shuri, Iftica, Hasaj, Memo, Mejdani,  Mores(U aktivizuan: Burimi, Begaj). Trajner: K. Larti

Gjyqtar: X. Bacaj, O. Loci, A. Laska, B. Pjetrushi

Vllaznia U19 e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani regjistroi një fitore të rëndësishme në javën e katërt të kategorisë së Superligës së futbollit për moshat teksa mundi Skënderbeun me rezultatin 1 me 0.

Ndeshja në fjalë u zhvillua mesditën e së dielës në stadiumin “Reshit Rusi” dhe nisi me një minutë heshtje në respekt të ndarjes nga jeta të Vesës 17 vjeçare, vajzës së drejtorit të Akademisë së Futbollit Vllaznia, Alban Hasani, ndërkohë që gjatë ndeshjes, skuadra kuqeblu ka luajtur me shiritat e zi në krah.

Referuar kronikës së ndeshjes, duhet thënë se kuqeblutë, të cilët vinin pas humbjes në transfertën e Laçit luajtën gjatë të gjithë ndeshjes me theks sulmues duke pasur objektiv vetëm fitoren tre pikëshe. Dhe, këtë e arritën përms një goli të vetëm të shënuar nga Klajti Halili në minutën e 42-të të pjesës së parë.

Përpos golit të avantazhit, Vllaznia ka pasur edhe edhe raste të tjera shënimi, por portjeri mysafir Dervishi nuk ka lejuar që rrjeta e tij të prekej më. Nga ana tjetër, edhe skuadra korçare nuk ka nguruar të kërcënojë portën kuqeblu, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes, por siguria e repartit të prapavijës si dhe forma e mirë e portjerit Jukaj kanë qënë pen gesë në këtë drejtim.

Me këtë tre pikësh, Vllaznia U-19 Vllaznia është e dyta në tabelën e klasifikimit me 9 pikë e ndjekur me po kaq pikënga Laçi dhe Dinamo.  Bylis, renditet në vendin e pestë me 6 pikë, për të vijuar me Tiranën me 5 pikë, Teutën 4, Internacional 3, Skënderbeun dhe Apoloninë 1 pikë. Tabelën e klasifikimit pas javës së katërt e kryeson Partizani me 10 pikë të grumbulluara.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img