Wednesday, May 15, 2024

“Vllaznia bëri një lojë pa shpirt, megjithatë mori një fitore të rëndësishme!” Analiza e specialistit të futbollit, Shkëlqim Muça për javën e 9-të të Superiores

Lexo

I ftuar si zakonisht në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, specialisti i futbollit Shkëlqim Muça, bëri mbrëmjen e së hënës analizën e javës së nëntë të Kategorisë Abissnet Superiore. Një fitore të rëndësishme e ka konsideruar Muça, tre pikëshin e marrë nga Vllaznia në transferten korçare.

“Një fitore e rëndësishme ajo e Vllaznisë në Korçë. Ndikoi shumë kartoni i kuq që mori skuadra korçare. Edhe me 10 lojtarë Skënderbeu bëri mirë. Vllaznia bëri një lojë pa shpirt, megjithatë mori një fitore të rëndësishme”, tha Muça gjatë komentit për ndeshjen e luajtur në stadiumin “Skënderbeu”, Skënderbeu-Vllaznia, ndërkohë që në vijim janë edhe komentet edhe për çiftet e tjera të kësaj jave.

Disfata e Tiranës – “Prisnim një ndeshje me të trija rezultatet në diskutim, por ishte një ambjent që nuk na pëlqeu fare. Dy skuadra që luajnë me topin, në një fushë të tillë kanë problem. Në pjesën e parë ishte më mirë Tirana, ishte në avantazh. Ndërsa në pjesën e dytë, Egnatia, më ndryshimet që bëri, ishte më mirë. Pashë një vendosje skandaloze të mbrojtjes së Tiranës në momentin e pësimit të golave. Pjesa e dytë ishte shumë e dobët për Tiranën. Ka emra, por nuk janë shkrirë me skuadrën. Drejtuesit kanë hequr dorë dhe nga të rinjtë. Vitin e kaluar kishte dy apo tre element që luanin. Tani aktivizohen lojtarët me emër, por që nuk sakrifikojnë”.

Fitore e vuajtur – “Deri në momentin e golit, Partizani e administroi ndeshjen. Më pas, me daljen me të kuqe të lojtarit të Erzenit, e kujtuan ndeshjen të fituar. E patën shumë të vështirë më pas, ishin të ngadaltë. Megjithatë, arritën të shënojnë në fund dhe të fitojnë sfidën, është meritë edhe kjo. Shikoj që ka lojtarë që futen nga stoli dhe bëjnë dallimin”.

Humbja që solli largimin e trajnerit – “Pritshmëritë ishin më të larta për atë zhurmë që u bë. Në pjesën e parë u pa diçka pozitive, por më pas çdo gjë u përmbys. Dinamo nuk bëri ndonjë lojë të thuash skandaloze. U paraqit ashtu si zakonisht. Largimi i trajnerit më pas ishte i pritshëm. Mendoj se në fillim duhet ndërtuar skuadra, më pas të marrësh trajnerin. Nuk mund të shpenzosh 300 mijë euro për stafin dhe 100 mijë euro për skuadrën. Trajnerë të huaj kanë ardhur shumë këtu në Shqipëri, por pak prej tyre kanë arritur të fitojnë. Ka të bëjë dhe mentaliteti, ndryshe është në Itali dhe ndryshe këtu”.

Fitore e rëndësishme për Vllazninë – “Një fitore e rëndësishme ajo e Vllaznisë në Korçë. Ndikoi shumë kartoni i kuq që mori skuadra korçare. Edhe me 10 lojtarë Skënderbeu bëri mirë. Vllaznia bëri një lojë pa shpirt, megjithatë mori një fitore të rëndësishme”.

Kukësi, në rritje – “Laçin nuk e pashë në atë nivel që është shfaqur në ndeshjet e fundit. Një ndeshje me episode, të dyja skuadrat kishin mundësitë e tyre. Kukësi ka nisur të ngrihet, trajneri Nica është munduar ta mbajë në ekuilibër. Nuk mendoj se mund të kapë majat, por munë të jetë një skuadër e fortë në ndeshjet brenda”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img