Thursday, October 24, 2024

Superliga e Moshave- Vllaznia U17 humb në shtëpi me Skënderbeun, 1-3. Goli për kuqeblutë shënohet nga Arbër Bushati

Lexo

Vllaznia U17-Skëndereu U17  1-3(Shënues: Bushati 65’/Nasto 8’, 12’, Agolli 18’)

Vllaznia: Gërbeti, Bushaj, Lilo, Teli, Bizi, Bushati, Kraja, Medha, Ymeraj, Kapllanaj, Ivziku(U aktivizuan: Hotaj, Ethemi, Spahija). Trajner: Ersi Çaku

Skënderbeu: Shindoj, Spahiu, Gora, Agolli, Ameli, Zaçellari, Nasto, Grazhdani, Korçari, Shkëmbi, Manka(U aktivizuan: Koçibelli, Sorra, Bardhushi). Trajner: E. Osmanllari.

Gjyqtarë: E. Gryka O. Loci, A. Laska, B. Pjetrushi

Në ndryshim nga 19 vjeçarët që fituan 1 me 0 ndaj Skënderbeut, Vllaznia U17 e kategorisë së Superligës është mundur nga skuadra korçare Skënderbeu me rezultatin 1 me 3.

Në fakt, 17 vjeçarët kuqeblu të drejtuar nga trajneri Ersi Çaku kanë luajtur rreth orë më herët sesa Vllaznia U19 në të njëjtën fushë, atë të stadiumit “Reshit Rusi”. Dopieta e Nastos, përkatësisht në minutat 8-të dhe 12-të I kalon në avantazh të dyfishmë miqtë nga Korça, të cilët nuk mjaftojnë me kaq, pasi gjashtë minuta më vonë është Agolli që e çon në tre avantazhin e Skënderbeut.

Shënimi i tre golave të shpejtë nga ana e korçarëve ishte një surprizë e pakëndshme për skuadrën kuqeblu në fushën e lojës, por edhe për tifozët shkodranë që po e ndiqnin prej së afërmi ndeshjen në fjalë duke prishur balancën në fushën e lojës.

Megjithatë, pas pushimit mes dy pjesëve, kuqeblutë 17 vjeçarë, kërkojnë të reagojnë ndryshe nga ajo që prodhuan në pjesën e parë. Në vazhdën e disa sulmeve radhazi, është Arbër Bushati që në minutën e 65-të shënon golin e parë për ngjyrat e Vllaznisë.

Goli i Bushatit u duk se rihapi ndeshjen, pasi realisht edhe minutat ishin të mjaftueshme në dispozicion. Por, megjithë sulmet e njëpasnjëshme të Vllaznisë, korçarët nuk lejojnë më të preket rrjeta e tyre duke dalë fitues të të gjithë ndeshjes me rezultatin 1 me 3.

Pas javës së katërt, tabelën e klasifikimit për Superligën U17 e kryeson Teuta me 10 pikë, e ndjekur nga Skënderbeu dhe Partizani me nga 9 pikë, Dinamo 7 pikë, Tirana dhe Vllaznia me nga 6 pikë, Shkëndija e Tiranës me 4 pikë, Akademia e Futbollit 2 dhe Laçi 1 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img