Sunday, November 24, 2024

Ahmataj: “Jam i pakënaqur, lojtarët vuajnë nga ana psikologjike e rezultateve”

Lexo

Tirana dhe Dinamo kanë ndarë pikët në stadiumin “Selman Stërmasi”, në sfidën e javës së 10-të të Superiores. Pas ndeshjes trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, u shpreh për MCN TV:

“Jam i pakënaqur me një barazim të tillë. Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, duhet ta thellonim rezultatin, dominuam, por duhet të shënojmë. Kur finalizimi çedon, ndeshja qëndron në lojë. U deshëm 5 minuta që Dinamo të na vendoste në vështirësi dhe pësuam një gol të lehtë e të evitueshëm.

Lojtarët vuajnë nga ana psikologjike e rezultateve. Në pjesën e dytë nuk u qarkullua topi, duhej të hapshim më shumë hapësira, ndikon edhe fusha. Luajtëm me topa të gjatë dhe kjo i dha mundësi Dinamos. Qëndrojmë poshtë dhe e pranojmë golin shumë kollaj. Duke qëndruar bashkë, duke i dhënë moral lojtarëve të shpreshin më të mirën e tyre, kjo është zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë.

Aktivizuam Hilën për agresivitet dhe grintë, pavarësisht kësaj, loja u zhvillua mirë në pjesën e parë. Në të dytën nuk kishte logjikë, nuk mund të jemi me dy fytyra. Pas pësimit të golit skuadra e vuajti akoma më tepër anën psikologjike dhe nuk shprehej dot. Topi ishte shumë larg portës.

Kjo situatë u ka ndodhur të gjitha skuadrave. Duhet të punojmë për ta hequr këtë. Nuk është se Dinamo na e bëri të vështirë. Jemi të ndëshkuar edhe nga kartonat, por edhe nga dëmtimet. Shumë shpejt do të dalim nga kjo situatë. Ka situata të vëhstira, por do të kalohen. Të shohësh lojën, dominojmë por ndëshkohemi nga një moment, edhe ndaj Egnatias. Luajmë shumë mirë dhe kjo të jep shpresë. Po aktivizojmë lojtarë nga akademia për të plotësuar grupin me mungesat që kemi.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img