Wednesday, July 24, 2024

Rikthehet në krye të Dinamos, dhe i merr pikë Tiranës me një një futbollist më pak në fushë. Mehmeti: Jam i kënaqur me skuadrën e tij, përqënrimi tek ndeshja e radhës me Skënderbeun

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Dinamos, Dritan Mehmeti, pas barazimit 1-1 me Tiranën

“Normalisht ka qenë një volum pune e jashtëzakonshme se kur ndërrohen trajnerët, secili ka filozofinë e tij. Sa i përket ditës sot, dua të falënderoj çunat për karakterin që treguan në derbi dhe merita shkon për ata.

Unë mendoj se si trajner, nga një ndeshje të tjetra ka ndryshime, nuk janë të ngjashme. Ashtu siç erdhi edhe ndeshja ku ne ishim inferiorë për rreth 25 minuta, kjo e bën pak më të rëndësishëm këtë barazim, edhe duke ardhur nga kjo krize rezultatesh. Mendoj se është sinjal pozitiv që grupi i çunave transmetoi sot në fushë.

Situata që më solli kundërshtari më surprizoi më lëvizjet dhe nuk arriti linja e majtë që të bënte kohë presioni. Ndaj në linjën e majtë të Tiranës na vunë në rrezikshmëri. Ndërhyra se aty duhej të rregulloja diçka. Ndërsa me Kaçorrin luajtëm që të mos i jepnim pikë referimi Tiranës. Si u interpretua pjesa e dytë, jam i kënaqur për mënyrën se si çunat u përshtatën me detyrat që u kërkova.

Skuadra ishte e rënë psikologjikisht nga situata dhe rezultatet dhe jam munduar të punoj në emocionet që i përcjell grupit dhe t’u jap besimin se ka elementë të mirë dhe patjetër u kërkova që elementët të lidhin forcën e grupit, se pa grupin të gjithë bashkë nuk ia dalim. Sa i përket asaj që kërkova, ndoshta Tirana dhe ne kishim shumë mundësi që 2-3 situata duhet t’i zgjidhnim më mirë para portës, si Zabërgja, por edhe Tirana kishte mundësitë e veta.

Kjo skuadër do shkojë dita-ditës aty ku duhet nëse vazhdojmë të punojmë fort, nuk e di se ku mund të shkojë, por e rëndësishme është që skuadra të më ndjekë, të zbatojë filozofinë time dhe si e kuptoj futbollin. Ne u mbrojtëm me bllok të mesëm e kundërsulmuam disa herë, kënaqësia ime është të rrit nivelin në të gjithë komponentët dhe kthejmë filozofinë që ka pasur Dinamo. Objektivi është vetëm ndeshja e radhës me Skënderbeun.

Ndryshimi me Di Biaxhon? Çdo trajner ka filozofinë e tij, unë do mundohem të përcjell çdo gjë që kam në filozofinë time dhe merrem me të, nuk kam kohë të merrem me të shkuarën por të rikuperoj sa më shumë lojë dhe pikë.

Mendoj që duhet të rrimë me këmbë në tokë se jam një natyrë që duhet të mbështetim punën te ndeshja e radhës dhe objektiva të tillë unë nuk i shoh. Gjithmonë punën time e bëj me plan afatshkurtër. Nëse do ta merrja skuadrën që në korrik, të bëja fazën përgatitore, ndoshta të ktheja përgjigje për objektivat. Sot mund të shkoj deri te Skënderbeu”, tha ndër të tjera trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti për “MCN” pas ndeshjes, Tirana-Dinamo e mbyllur në barazim, 1-1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img