Skënderbeu ka ndalur vrullin e kryesuesve të Egnatias. Ndeshja e zhvilluar në Korçë, u mbyll në barazim 1-1.
Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 3-të me Isgandarli. Kështu, pjesa e parë u mbyll me avantazhin e rrogozhinasve.
Ndërsa, pjesa tjetër lojës foli e gjitha për korçarët. Pas një dominimi, skuadra e Gvozdenovic, u shpërblye në fund, falë një goli të shënuar nga Frenklin, në minutën e 103-të, pasi ndeshja u shty, për shkak të problemeve të një tifozi në stadium.
Ky është barazimi i parë për këtë sezon për Skënderbeun, që renditet në vendin e 6-të me 13 pikë, ndërsa Egnatia mban kryesimin me 20 pikë, po aq sa edhe Partizani.