Nuk ka pushim mpër kategorinë Superiore të futbollit shqiptar, pasi nga mesjava e ndeshjeve të javës së 11-të, nis menjëherë gara për javën e 12-të, ndeshjet e së cilës nisin të shtunën dhe përfundojnë të hënën.
Ndonëse më herët ishin publikuar orare të ndryshme për zhvillimin e ndeshjeve, vendimi më i fundmit i dalë nga zyrat e FSHF-së bën të ditur se për shkak të motit të keq që është parashikuar në fundjavë në vendin tone, Departamenti i Garave në FSHF do të ketë një ndryshim në oraret e ndeshjeve të kampionateve kombëtare. Sipas këtij vendimi, të gjitha ndeshjet që janë programuar për t’u luajtur në orën14:00 në kampionatet “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë, do të nisin 30 minuta më herët.
Që do të thotë se në kategorinë Superiore, ky vendim prek vetem çiftin Kukësi-Dinamo, që nga ora 14:00 e planifikuar më herët, ndeshja do të nis në orën 13:30. Ndërkohë, që të gjitha ndeshjet e tjera të kategorisë Superiore që janë planifikuar në oraret që luhet me drita, mes të cilave edhe ajo, Partizani-Vllaznia që ishte caktuar ora 18:00 e së hënës së ardhshme, qëndrojnë në fuqi.
Sipas kalendarit, takimi i parë i kësaj jave është ai Erzeni-Egnatia, që luhet të shtunën në orën 17:00, për të vijuar me dy përballjet e orës 17:00 të ditës së dielë, Skënderbeu-Tirana dhe Teuta-Laçi, ndërkohë që dueli i së hënës së orës 18:00, Partizani-Vllaznia, mbyll javën e 12-të të Abissnet Superiore.
Kalendari i ndeshjeve të javës së 12-të të Abissnet Superiore
Të shtunën, 4 shtator 2023
Erzeni-Egnatia ora 17:00
Të dielën, 5 shtator
Kukësi-Dinamo ora 14:00
Skënderbeu-Tirana ora 17:00
Teuta-Laçi ora 17:00
Të hënën, 6 shtator 2023
Partizani-Vllaznia ora 18:00