Wednesday, October 23, 2024

(Video) Vllaznia volej meshkuj, e nis me fitore Kupën e Shqipërisë. Kuqeblutë mundin 3-0 Skënderbeun, synimi është kualifikimi në katërshen finaliste

Lexo

Vllaznia-Skënderbeu  3-0(26-24, 25-19, 25-23)

Vllaznia në Volejboll për meshkuj e ka nisur në mënyrën më të mirë konkurimin në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë, kur që në ndeshjen e parë ka arritur të dalë fituese me rezultatin 3 me 0.

Seti më i bukur i kësaj ndeshje ka qënë ai i pari, kur të dyja skuadrat rivalizuan fort për ta bërë të tyrin. Këtë e pasqyron edhe vetë rezultati, i cili në mbyllje të setit ishte 26 me 24 për Vllazninë.

Duke fituar edhe setin e dytë disi më lehtë me shifrat 25 me 19, shifrat shkojnë 2 me 0 me sete për Vllazninë, e cila u duk se do ta kishte të lehtë fitoren e kësaj ndeshje.

Por miqtë nga Korça i bëjnë një përmirësim të ndjeshëm lojës së tyre duke bërë që fitimi i setit të vendoset me shifrat e ngushta, 25 me 23 për Vllazninë, e cila fiton të gjithë ndeshjen, 3 me 0. Një fitore kjo e merituar, e cila hap rrugën e realizimit të objektivit ku ashtu si edhe sezonin e kaluar, Vllaznia të rivalizojë deri në fund për trofe.

(Video) Vllaznia-Skënderbeu, 3-0, volejboll meshkuj, Kupa e Shqipërisë(3 nëntor 2023)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img