Vllaznia po kalon një situatë të rënduar në të gjitha aspektet. Pozitat e saj në tabelë nuk janë aspak të favorshme, po kështu edhe lojrat e saj nuk kanë ritmin dhe forcën e duhur për të mposhtur në shtëpi edhe një kundërshtar modest si Erzeni.
Presidenca e klubit kuqeblu ka bërë një hap me synim ndryshimin e situatës teksa ka emëruar në drejtimin e skuadrës dyshen e njohur të trajnimit maqedonas, Qatip Osmani dhe Bashkim Livoreka, por duket se edhe kjo nuk është e mjaftueshme.
Ndaj, në radhët e tifozërisë shkodrane, ka shumë pakënaqësi për situatën aktuale në skuadër, të cilët kërkojnë ndryshimin për mirë të situatës. Në këtë kuadër, grupimi “Vllaznit Ultras”, ato që janë konsideruar vazhdimisht si mbështetja kryesore e kuqebluve, brenda dhe jashte rrethit, është më i drejtpërdrejtë, duke dalë publikisht me një reagim të tyre, të cilin e kanë përcjellë në faqen e tyre të rrjetit social FB.
Në mesazhin e tyre reagues, ato kërkojnë nga presidenca që të largojë nga postet drejtuese personat përgjegjës që kanë shkaktuar këtë gjendje në ekipin e zemrës së tyre Vllaznia. Sipas tyre, nuk mjafton largimi i trajnerit Migeni Memelli, por edhe personave të tjerë që kanë pasur kompetencen e formimit të skuadrës që sipas tyre, ka rezoltuar e dështuar.
Reagim!
“Vllaznia asht fjal e rand vetem kur permendet dhe lene ma kur perfaqesohet. Shume persona qofshin sportiste a jo, kane dhan mund gjak dhe djers per at fanell te shenjt qe sot, drejtusat tone po ja hekun vleren duke i dhane poste nje njeriu qe 4 vitet e fundit rrezultati i tij ka ken 0. Nji njeri qe me gabimet e veta qe ne nji klub ka rrolin ma te randesishem per ecurine qe duhet te kete ky ekip, vetem nga emri qe ka nuk po mban pergjegjesine. Nji “filozof” qe me deklaratat e tij qesharake nuk merr guximin mi dal ball problemit por e justifikon si mos te ishte asgja dhe nuk hap krah per te miren e klubit duke e mbajt peng per interresa te tije personale. Gabimi fillon qe tek drejtusat qe i besojne nji te paafti nji rrol per formimin e nji ekipi qe ne fush nuk mund te quhet ekip, por deshira e disa djemve qe japin maksimumin per at fanel e mbajn hala ne at pozicion. Tan e shofim se sa kapacitet ka cdo individ ne kete klub. Trajnieri dhe lojtaret jan hallka e fundit ku qendron problemi. Mesazhi jone i vetem asht pastrimi radikal i strukturave drejtuse duke vu njerz te afte qe e njohin punen e tyne dhe jo servila dhe njerz qe 2 vitet e fundit e kane deshmu shume qarte deshtimin e tyne. Ne qoftese ne ditet ne vazhdim nuk do merren masa dhe nji rikonstrukturim te klubit me njerz te afte, ne nuk do mbajme pergjegjesi ne te ardhmen.
Nji Jete Dy Ngjyra Nji Skuader!
#UltrasMentality
#VllaznitUltras
#VllazniaVetemeJona”, thuhet deklaratën publike të grupimit të tifozëve “Vllaznit Ultras”, mesazhi i të cilëve është që nëse nuk ndryshohet situata, qëndrimi i tyre do të përkallzohet në forma të tjera.