Laçi-Teuta 1-3(Shënues: Bibo 64’/Kallaku 9′(11-m),Uotlai 13′,Pedro 90′)
Kartonë të verdhë:Tola 31′,Kalaj 53′,Stafa 87’/Toli 18′,Antoni 44′
Laçi:Guri,Kurti(Ndubuisi 46′),Nerguti,Stafa,Samuel(Gamara 30′),Ajazi(Cena 46′),Bibo,Tola(Cemali 86′),Azizi,Kalaj(Latifaj 63′),Traore Trajner:Qatip Osmani
Teuta:Bernardoni,Fangaj,Zhongo,Përgjoni,Toli,Mala(Maçolli 5′),Uotlai,Arifi(Pedro 63′),Boçi(Huna 90′),Kallaku(Kuqi 90′),Antoni(Daci 63′) Trajner:Edlir Tetova
Gjyqtarë:Enea Jorgji,Emigers Ganxhi(Elbasan),Xhuljo Mani(Tiranë),Erjon Bylykbashi(Elbasan) Var:Emanuela Rusta(Elbasan) Avar:Egli Menkshi(Tiranë) Delegat:Marjus Sulejmani(Tiranë) Vëzhgues:Blerim Ziri(Fushë-Krujë)
Teuta ka mar një fitore me peshë në javën e tretë të Abisnet Superiore duke mposhtur 3-1 Laçin në transfertë.
Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova konfirmoi momentin pozitiv dhe u ngjit në kuotën e shtatë pikëve, duke mbetur në ndjekje të Egnatias kryesuese ndërsa Laçi pësoi humbjen e parë të sezonit.
Durrsakët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë dhe kaluan në avantazh që në minutën e 9-të.
Kapiteni Kallaku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke mposhtur portierin Guri për rezultatin 0-1.
Vetëm katër minuta më vonë Teuta goditi sërish teksa ishte Kallaku që harkoi në zonë ndërsa Uotlai përfitoi para portës dhe realizoi golin e dytë duke i dhënë skuadrës së Tetovës një avantazh të dyfishtë që në fazën e parë të takimit.
Laçi pati mundësinë më të mirë për tu rikthyer në lojë në minutën e 39-të kur fitoi një penallti.
Bibo mori përsipër ekzekutimin por portieri Bernardoni reagoi saktë dhe ndali goditjen duke ruajtur rezultatin 0-2 deri në përfundim të pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë kurbinasit ndryshuan ritëm dhe kërkuan me më shumë insistim golin.
Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 64-të kur Bibo realizoi me një goditje të fortë me të djathtën nga jashtë zonës, duke ngushtuar diferencën në 1-2 dhe duke rikthyer përkohësisht Laçin në ndeshje.
Vetëm pesë minuta më vonë Teuta dërgoi sërish topin në rrjetë ku ishte Kallaku shërbeu për Dacin që goditi me kokë, ndërsa topi i shpëtoi portierit Guri dhe përfundoi në portë.
Megjithatë pas konsultimit me VAR gjyqtari Enea Jorgji e anuloi golin për pozicion jashtë loje.
Laçi u përpoq të kërkonte barazimin në minutat e mbetura por Teuta u mbrojt mirë dhe në minutën e 90-të mbylli përfundimisht llogaritë, me sulmuesin Pedro që realizoi një gol spektakolar me gjysmëroveshat duke vulosur rezultatin 1-3.
Me këtë sukses Teuta regjistron fitoren e dytë radhazi dhe shkon në kuotën e shtatë pikëve, ndërsa Laçi mbetet në kuotën e katër pikëve dhe pëson humbjen e parë në kampionat.
Në javën e ardhshme Teuta do të pres Vorën në Durrës, ndërsa Laçi do të luaj sërish në shtëpi këtë herë ndaj Vllaznisë.
Fatos LAMAJ


