Besëlidhja e mirëinvestuar për pretendente e nis me humbje kampionatin. Pjesa e parë e dobët i kushton shumë, e mund Kukësi 2-0

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kukësi-Besëlidhja 2-0(Shënues: Demirçani 4’, Pjeshka 17’)

Besëlidhja e ka nisur sezonin e ri në Kategorinë e Parë me një humbje 2-0 në transfertë ndaj Kukësit, në një ndeshje ku pjesa e parë rezultoi vendimtare për fatin e takimit.

Skuadra lezhjane e ndërtuar me ambicie të mëdha dhe me investime të konsiderueshme gjatë verës, nuk arriti të hynte siç duhej në ndeshje.

Kukësi përfitoi nga një fillim i dobët i Besëlidhjes dhe goditi dy herë ku Demirçani në minutën e 4-të dhe Pjeshka në minutën e 17-të gjetën golin duke krijuar shumë herët një avantazh të pastër dhe të rëndësishëm 2 me 0.

Në 45 minutat e para Besëlidhja pati vështirësi në organizimin e lojës dhe nuk arriti të vendoste ritmin e saj, teksa diferenca prej dy golash e detyroi skuadrën lezhjane të ndryshonte qasje pas pushimit.

Në pjesën e dytë Besëlidhja u shfaq disi më ndryshe ndërsa loja u bë më e ekuilibruar dhe lezhjanët treguan më shumë iniciativë duke u përpjekur të afrohen në zonën kundërshtare dhe të rikthehen në ndeshje.

Megjithatë mungoi konkretizimi dhe Kukësi arriti të ruante avantazhin e krijuar në pjesën e parë.

Kështu një 45-minutësh i parë i dobët i kushtoi shumë Besëlidhjes e cila pavarësisht reagimit pas pushimit nuk arriti të ndryshonte rrjedhën e sfidës.

Për një skuadër që hyn në sezon me objektiva të larta kjo humbje është një nisje jo e dëshiruar, por kampionati sapo ka filluar dhe tashmë sfida për Besëlidhjen do të jetë reagimi i menjëhershëm në javët e ardhshme.

Nga ana tjetër Kukësi mer tre pikë të rëndësishme dhe e nis sezonin me një fitore bindëse në rezultat.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Vllaznia, nuk ia del! E mund Partizani në shtëpi me një penallti në shtesë. Fitorja e parë në tre ndeshje për të kuqtë,...

Vllaznia-Partizani 2-3(Shënues: Vata 22'(aut), Musta 58'/ Fadairo 4', Aliu 45+3', Human 98'(11-m) Kartonë i verdhë:Latifi 90'/Ogunleje  70',Dumbia 90' Vllaznia:Avram,Gurishta,Randi,Pusi,Bardhi(Latifi 63'),Dros(Qato 63'),Mehmeti,Bizi(Tunkara...
- Advertisement -spot_img