Friday, October 25, 2024

Barazoi në transfertë me Skënderbeun, trajneri i Tiranës Julian Ahmataj, i kënaqur me skuadrën e tij

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Tiranës Julian Ahmataj, pas ndeshjes, Skënderbeu-Tirana, 1-1

“Është një përgjigje pozitive pasi në shumë momente të lojës po bënim atë kishim punuar në stërvitje, i sfumuam mundësitë tona. Në skuadër në shtëpi do bëj maksimumin, në fund të duelit u treguam pak të brishtë. Atë që patë pas 25 minutash e kishim përgatitur, në minutat e para isha më nervoz se duhet, më pas ishim në lojë me potencial të mirë dhe të rrezikshëm, gjithë mungesat që kemi, lojtarët e rinj na vendosin në vështirësi, ndeshjet jashtë janë më të vështira se sa brenda, por kemi rrugë përpara për të bërë.

Vazhdimësia do të tregojë ecurinë e skuadrës, 8 pikë janë edhe shumë edhe pak, nga kreu, por duhet të rregullopjmë ca gjëra pasi cilësitë i kemi, po aktivizojmë disa lojtarë të rinj, po fitohet eksperienca dhe pjekuria e duhur. Jam i kënaqur nga ndeshja e sotme. Çdo trajner ka gjërat e veta, mua më shqetëson kur skuadra nuk bën ato që punojmë, e përgatitëm ndeshjen siç e donim dhe kjo duhet të na japë forcë për të ecur përpara, veç se duhet të jemi më të ekuilibruar”, theksoi për “MCN TV” trajneri bardheblu, Julian Ahmataj, pas ndeshjes, Skënderbeu-Tirana, 1-1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img