Saturday, December 21, 2024

Zyrtare, Tefik Osmani nuk është më pjesë e KF Tirana

Lexo

Drejtori sportiv i klubit bardheblu ka njoftuar largimin me një postim në rrjetet sociale. Tefik Osmani nuk është më pjesë e skuadrës së Tiranës ku mbante postin e drejtorit sportiv. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai me një postim në rrjetet sociale ku ka falenderuar familjen bardheblu për emocionet e përjetuara gjatë 3 viteve.

“Rrugëtimit tim të mrekullueshëm me KF Tiranën i erdhi fundi. Është ekipi që më dha shumë emocione, sfida dhe mdihem krenar që isha pjesë e këtij klubi të madh. Falenderoj familjen Halili, stafin, lojtarët e mrekullueshëm gjatë 3 viteve ku ndamë gëzime dhe lot. Tifozët e mrekullueshëm që mbështesin ekipin e tyre në çdo rast. Jam krenar që m’u dha mundësia të shkruaj me modesti emrin tim në këtë klub të madh”, shkruan Osmani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img