Mbyllen 45 minutat e para në barazim, Shqipëri 0-0 Ishujt Faroe

Shqipëria po përballet Ishujt Faroe në “Air Albania” (kualifikuese Euro 2024). Kuqezinjtë u nevojitet vetëm një pikë për të siguruar vendin e parë në grupin kualifikues, me biletën e Europianit tashmë që është në kasafortë.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola. Atmosfera është e zjarrtë, por loja jo në nivelin e saj. Në pjesën e parë kuqezinjtë kishin tri raste shënimi. Nedim Bajrami gjuajti bukur nga distanca në minutën e 36-të, por portieri i Ishujve Faroe ndërhyri me sukses.

Në minutat shtesë fillimisht provoi Myrto Uzuni, ndërsa Mirlin Daku lëshoi rast të artë më pas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu