Thursday, May 16, 2024

Pas pak, Shqipëri-Ishujt Faroe, ja ndryshimet e Silvinjos. Kuqezinjtë, gati për sfidën e fundit në kualifikueset e “Gjermani 2024”

Lexo

Trajneri  i kuqezinjve, braziliani Silvinjo ka zyrtarizuar 11-shen që do të zbresë në fushën e lojës që nga minuta e parë për ndeshjen me Ishujt Faroe në “Air Albania”, e cila do të nisë në orën 20:45. Ashtu siç pritej, formacioni kuqezi ka pësuar ndryshime në krahasim me ndeshjet e mëparshme.

Nga porta në sulm, Strakosha në vend të Berishës. Hysajë shtë ulur në stol, ndërsa mbrojtja do të formohet nga Gjimshiti, Ismajli, Mitaj dhe Balliu. Në mesfushë mungon Ramadani, ndërsa vendin e tij e ka zënë Bare, që do të formojë treshen me të përhershmit Asllani e Bajrami. Në sulm, Seferi e Cikalleshi janë zëvendësuar nga Daku e Uzuni

Formacionet zyrtare

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Bare, Asani, Bajrami, Uzuni, Daku. Trajner: Silvinjo

ISHUJT FAROE: Lamhauge, Danielsen, Faero, A. Edmundson, Davidsen, Bjartali, Joensen, Andreasen, Hendrikson, J. Edmundson. Trajner: Erikson

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img