Një barazim 0-0 në “Air Albania”, që nuk ka lënë shije të mirë për lojën e treguar në fushën e lojës nga ana e kuqezinjve përballë Ishujve Faroe. Megjithatë, për kapitenin Berat Gjimshiti rëndësi ka arritja e objektivit, kualifikimi dhe vendi i parë.
“Ne kishim dëshirë të bënim një lojë të mirë për tifozët, të shënonim gola. Por e rëndësishme është që arritëm dy objektivat. Objektivi i parë ishte kualifikimi, ndërsa i dyti ishte vendi i parë në grup. Nuk është se e nënvlerësuam kundërshtarin, por ata janë një skuadër shumë fizike dhe nuk ishin të lodhur, ishin më të freskët”.