Friday, October 18, 2024

Kualifikimi në Europian, Silvinjo: Kemi bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm

Lexo

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli para publikut në stadiumin “Air Albania”.

Tekniku kuqezi, falënderoi lojtarët dhe tifozët, ndërsa tha se është bërë një rrugëtim i jashtëzakonshëm, për kualifikimin në Europian.

Si fillim dua t’ju falënderoj ju lojtarëve. Jeni të aftë, kemi bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm, jeni lojtarë shumë të mëdhenj, e meritoni. I gjithë stafi, i falënderoj, janë shumë orë bashkë, u kërkoj falje, jam i vështirë e i rëndë. Faleminderit. Përfitoj për të falënderuar federatën, presidentin Duka, të gjithë ata që punojnë në Federatë, janë shumë. I falënderoj me zemër, çdo ditë punojnë. Të fundit jeni ju tifozë, faleminderit për mbështetjen. Nuk kemi pësuar asnjë gol në shtëpi, jemi të parët, sulmi dhe mbrojta më e mirë, faleminderit për të gjitha.

Në 2009 ishte shumë e bukur. Por me të gjithë këta djem është një nder për mua. Nuk kam bërë Europian, duhet të shoh ndeshje, studioj, të shoh shumë ndeshje që të shkoj atje shumë i përgatitur.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img