Janë mbyllur, katër nga pesë çiftet e javës së 12-të vtë Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e parë, ndërkohë që dueli I fundit, Elbasani-Kastrioti që vlerësohet si ndeshja kryesore e kësaj jave luhet në oran 17:00.
Në katër sfidat e para që nisen në orën 13:00, fitoren më të rëndësishme e kanë arritur ballashiotët e Bylisit, të cilët fituan në transfertën e vështirë të Burrelit me rerzultatin 1 me 2. 13′ Golat e Peraltes dhe Eminit, përkatësisht ne minutat 13 dhe 21, bënë të pavlefshëm golin e avantazhit të vendasve shënuar që në minutën e katërt nga Dedgjonaj.
Fierakët fituan pa vështirësi ndaj Lushnjes në shtëpi me rezultatin 4-1. Golat për Apoloninës u shënuan nga Asllanaj, Trifoni, Omeri, Maksuti, ndërsa për miqtë, të vetmin gol e shënoi Tabaku në të 49-tën minutë.
Fitore të thellë shënuan edhe dibranët, teksa mundën në shtëpi beratasit, 4-0. Ndërkohë, Flamurtari arriti të marrë tre pikë të rëndësishmje duke mundur Luzin 2 me 1. Për vlonjatët shënuan Imami dhe Zogaj, përkatësisht në minutat 11 dhe 66, ndërsa për luzianët, shkurton difeencen e golave Etodo në të 82-tën minutë.
Rezultatet e javës së 12-të Kategoria e Dytë
APOLONIA 4-1 LUSHNJA
58′ Asllanaj, 63′ Trifoni, 73′ Omeri, 79′ Maksuti /49′ Tabaku
BURRELI 1-2 BYLIS
4′ Dedgjonaj/ 13′ Peralta, 21′ Emini
FLAMURTARI 2-1 LUZI
11′ Imami, 66′ Zogaj/ 82′ Itodo
KORABI 4-0 TOMORI
30′, 38′ Marku, 56′ Shehu, 90’+2′ Geci