Wednesday, May 1, 2024

Mbyllen katër ndeshjet e para të javës së 12-të të Kategorisë së parë. Fitojnë, Apolonia, Bylis, Flamurtari dhe Korabi

Lexo

Janë mbyllur, katër nga pesë çiftet e javës së 12-të vtë Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e parë, ndërkohë që dueli I fundit, Elbasani-Kastrioti që vlerësohet si ndeshja kryesore e kësaj jave luhet në oran 17:00.

Në katër sfidat e para që nisen në orën 13:00, fitoren më të rëndësishme e kanë arritur ballashiotët e Bylisit, të cilët fituan në transfertën e vështirë të Burrelit me rerzultatin 1 me 2.     13′ Golat e Peraltes dhe Eminit, përkatësisht ne minutat 13 dhe 21, bënë të pavlefshëm golin e avantazhit të vendasve shënuar që në minutën e katërt nga  Dedgjonaj.

Fierakët fituan pa vështirësi ndaj Lushnjes në shtëpi me rezultatin 4-1. Golat për Apoloninës u shënuan nga Asllanaj, Trifoni, Omeri, Maksuti, ndërsa për miqtë, të vetmin gol e shënoi  Tabaku në të 49-tën minutë.

Fitore të thellë shënuan edhe dibranët, teksa mundën në shtëpi beratasit, 4-0. Ndërkohë, Flamurtari arriti të marrë tre pikë të rëndësishmje duke mundur Luzin 2 me 1.  Për  vlonjatët shënuan Imami dhe Zogaj, përkatësisht në minutat 11 dhe 66, ndërsa për luzianët, shkurton difeencen e golave Etodo në të 82-tën minutë.

Rezultatet e javës së 12-të Kategoria e Dytë

APOLONIA 4-1 LUSHNJA 

58′ Asllanaj, 63′ Trifoni, 73′ Omeri, 79′ Maksuti /49′ Tabaku

BURRELI 1-2 BYLIS 

4′ Dedgjonaj/ 13′ Peralta, 21′ Emini

FLAMURTARI 2-1 LUZI 

11′ Imami, 66′ Zogaj/ 82′ Itodo

KORABI 4-0 TOMORI

30′, 38′ Marku, 56′ Shehu, 90’+2′ Geci

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img